Sipas Ministrit të Shëndetësisë në Slloveni, Tomaz Gantar, kur vaksina kundër koronavirusit të bëhet e disponueshme pritet që 60 përqind e popullsisë sllovene, ose rreth 1.2 milionë njerëz të vaksinohen.
Gantar, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve, citoi një hulumtim të brendshëm i cili tregoi se rreth 55 përqind e punonjësve dhe 69 përqind e përdoruesve të shtëpive të të moshuarve shprehën dëshirën për t’u vaksinuar, raportoi STA, transmeton portal arbresh.info
Gantar vuri në dukje se listat e pritjes në sistemin shëndetësor publik janë rritur tashmë më shumë se 10 herë në vitet e rritjes ekonomike, dhe ato gjithashtu janë rritur ndjeshëm gjatë dy muajve të parë të epidemisë.
Sipas tij, gjatë valës së parë të koronavirusit shërbimet shëndetësore duhej të ishin të kufizuara për shkak se sëmundja ishte ende e panjohur, por Ministri ka theksuar se sot janë duke u bërë përpjekje për të shmangur një situatë të ngjashme, por kjo varet shumë nga disiplina në respektimin e masave ekzistuese./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit