Në Shqipëri që nga tetori i kaluar, kur mbajtja e maskës u bë e detyrueshme edhe në mjedise të jashtme, mesatarisht rreth 600 qytetarë në ditë janë ndëshkuar me gjobë nga policia. Ndërkohë në total për këtë periudhë uniformat blu kanë ndëshkuar rreth 60 mijë qytetarë.
E përkthyer në shifra shuma e vlerës së gjobave ndaj qytetarëve është 180 milionë lekë, ose e thënë ndryshe rreth 1.5 milionë euro.
Pas ndryshimit të kufizimit të lëvizjes më 9 shkurt deri në orën 20:00 masa të shumta administrative janë vendosur edhe ndaj disa lokaleve, drejtuesve të automjeteve që lëvizin pa autorizim por edhe këmbësorëve.
Por muajin e fundit, gjobave për shkeljen e masave anti-COVID nuk i kanë shpëtuar as politikanët, ku 3 opozitarë dhe 1 i mazhorancës janë ndëshkuar me 5 milionë lekë, pas takimeve elektorale që kanë zhvilluar në kundërshtim me aktin normativ.
Lidhur më vjeljen e gjobave prej 3 mijë lekësh për mosmbajtjen e maskës nga qytetarët, ato parashikohen të vilen me anë të faturës së energjisë elektrike, por deri më tani edhe OSHEE nuk ka proceduar me dërgimin e masave administrative.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...