Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha ka refuzuar kategorikisht mundësinë e vaksinimit antiCOVID.
Berisha gjithashtu ka bërë me dije se kompania Pfizer ka tentuar të grisë kontratën me Shqipërinë, pas shkeljes së rregullave nga ana e qeverisë së Edi Ramës.
“Absolutisht jo. Sepse është një tragjikomedi e turpshme kjo që ndodh me vaksinën. 8 muaj më parë nëse i rikthehemi lajmeve, opozita me grupin e saj të shkëlqyer të ekspertëve, ka kërkuar me dhjetëra herë nga qeveria që të shkojë direkt dhe të kontraktojë vaksinat te kompanitë që po merreshin me prodhimin e tyre. Qeveria e injoroi këtë këshillë dhe dorëzoi kapar 3 milionë euro te Covax”, tha Berisha.
Berisha u shpreh se opozita qysh në fillim ka kërkuar që të hapeshin spitalet rajonale, por sipas tij, kjo nuk u bë sepse nuk kishte mjekë.
“Opozita qysh në fillim ka kërkuar që të hapeshin spitalet rajonale, por nuk u bë sepse nuk kishte mjekë. Shqipëria ka numër shtretërish për tu përballur me pandeminë, por kërkohej një ripërtëritje e strukturës. Kjo nuk u bë dhe u qëndrua për një vit me 500-600 shtretër.Kjo gjë kërkonte shpenzime dhe investime. Të gjithë këto u blenë me një çmim 3-9 herë më të lartë. Sot spitalet rajonale janë në kushtet të mjera”,ka shtuar Berisha në Ora News.
Saka do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Arsenalit...
Kryediplomati Konjufca arrin në Hagë
Erdogan uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë
Tërmeti dridh Bosnjën, ja ku ishte epiqendra
Osmani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gj...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare