Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka njoftuar se deri më tani janë identifikuar vetëm tri raste të variantit të ri të COVID-19.
Sipas Krasniqit, Kosova ende nuk i ka kapacitetet që t’i konfirmojë variantet e reja të koronavirusit, teksa bëri të ditur se deri më tash nuk kanë vërejtur ndonjë ashpërsim të gjendjes së pacientëve.
“Deri më tash kemi dërguar në Gjermani 30 mostra, kemi 3 raste me variantin e ri, që të tre janë shëruar dhe nuk kanë pasur pasoja serioze, ndërkohë që nuk kemi konfirmim me raste të reja. Por, Kosova ende nuk ka kapacitetet e veta vetanake për t’i identifikuar këto variante”, tha ndër të tjera Krasniqi në RTV21.
Ndryshe gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 445 raste të reja me COVID-19 dhe 5 raste të vdekjes si pasojë e këtij virusi.
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...