Gjithçka kishte nisur derisa familjet ishin bërë virtualisht bashkë për t’i nderuar të vdekurit nga koronavirusi.
Por grupi italian në Facebook, i krijuar në mënyrë spontane për eulogji dhe ngushëllime, tani është kthyer në një grup aktiv që po ofron platformë për dëshmi para prokurorëve që po hetojnë nëse ishte kryer ndonjë krim gjatë menaxhimit të pandemisë së koronavirusit.
Avokatët e grupit të njohur si “Ne do të denoncojmë” dhe një komitet joprofitabil kanë ngritur dyshime në prokurori për rreth 100 raste të vdekjes së pacientëve italianë nga papërgjegjësia e autoriteteve shtetërore.
Vetëm muajin e kaluar ishin ngritur pesëdhjetë ankesa në prokurorinë e Bergamos, një prej vatrave lokale në Itali./medial/
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi
Të kujdesesh dhe të paguash: Barrë e dyfishtë për familjarët...
Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë
Rrugët e bllokuara nga shembjet, Rama fluturon me helikopter...
Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, ...
Konjufca priti në takim Sorensen: Procesin e dialogut tashmë...