Në vitin 2016 është verifikuar një tërheqje domethënëse territoriale e të ashtuquajturit Shteti Islamik në disa aspekte, gjë që ka çuar në rënien e kapaciteteve të grupit terrorist për t’u zgjeruar në territore të ndryshme.
Kështu thotë raporti i Drejtorisë Kombëtare të Antimafias dhe Antiterrorit në Itali, i publikuar këtë të enjte për gjysmën e dytë të vitit të kaluar.
“Ky ndryshim i realitetit ka ndikuar direkt në fenomenin e luftëtarëve të huaj, me një tkurrje të ndjeshme të numrit të atyre që largohen nga vendet e Europës drejt atyre të Lindjes së Mesme”, thotë raporti i cituar nga agjencia e lajmeve ANSA. Sipas dokumentit zyrtar, dy janë profilet e reja që kanë prekur organizatën terroriste.
“Organizata ka vështirësi të mëdha në nisjen e luftëtarëve të saj nga bastionet drejt vendeve të Perëndimit dhe me ardhjen e luftëtarëve të huaj, nga Perëndimi në zonat siriano-irakene”, vijon raporti. Gjithsesi, Drejtoria Kombëtare e Antimafias dhe Antiterrorit vë në dukje se ISIS ka ende interes për të goditur vendet e Europës, për disa prej të cilave është rritur alarmi.
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit