Një çift nga Nju Jork është zhdukur prej dy javësh gjatë pushimeve në Republikën Dominikane, sipas familjarëve.
Portia Ravenelle dhe Orlando Moore duhej të ktheheshin më 27 mars nga një udhëtim katër ditor në qytetin bregdetar Saman, por asnjëherë nuk hipën në fluturimin e tyre, transmeton portali arbresh.info.
Nga çifti nuk është dëgjuar qëkur thuhet të jenë nisur për në aeroport me një makinë me qira në fund të pushimeve.
Policia lokale po heton dhe zyrtarët e SHBA janë të informuar për rastin.
Gjatë një konference shtypi të së martës, zëdhënësi i Policisë Kombëtare të Republikës Dominikane Col Frank Felix Durán Mejia tha se autoritetet nuk janë ende në gjendje të thonë nëse çifti ishte rrëmbyer./Arbresh.info/
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...