Vullkani më i madh në Europë, i vendosur në Sicili, Itali është zgjuar duke hedhur tym të lartë gjatë gjithë natës.

Shpërthimi i papritur i vullkanit ndodhi në kraterin juglindor, por aktiviteti u vu re edhe në krateret e tjerë të vullkanit, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, transmeton portal arbresh.info
Aktiviteti i vullkanit filloi të rritet të hënën në mëngjes dhe rreth orës 4 pasdite, u regjistrua një rritje e konsiderueshme. Për fat të mirë, aktiviteti filloi të bjerë dhe nuk u raportua për ndonjë dëm të madh material.

Të kujtojmë se në shpërthimet e mëparshme të Etna-s, ekipet e shumta të gazetarëve u plagosën, teleferiku u shkatërrua dhe shtëpitë u varrosën.

Etna është vullkani më aktiv në Evropë dhe është vërejtur ka shpërthyer shpesh në muajt e fundit./arbresh.info/
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit
Bllokada e porteve iraniane hyn në fuqi
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Trumpi paralajmëron eliminimin e anijeve iraniane që shkelin...
Gjyqtari slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – R...
Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mi...