Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka ngushëlluar familjen e gazetarit amerikan, Brent Renaud, që u vra nga forcat ruse në Ukrainë, derisa po raportonte.
Zelensky, shkruan se me gjithë guximin dhe vendosmërinë e tij, ai udhëtoi në zonat më të rrezikshme të luftës për të filmuar pamëshirësinë dhe të keqen e paparë, të shkaktuar mbi kombin tonë edhe nga shteti agresor.
Letra e plotë në shqip:
E nderuar familje e Brent Renaud,
Me pikëllim të thellë po ju shkruaj për t’ju shprehur ngushëllimet e mia të përzemërta për humbjen tragjike të djalit dhe vëllait tuaj të dashur, Brent Renaud.
Një gazetar i talentuar dhe i guximshëm, Brent humbi jetën duke dokumentuar tragjedi njerëzore, shkatërrime dhe vuajtje të miliona ukrainasve. Me gjithë guximin dhe vendosmërinë e tij, ai udhëtoi në zonat më të rrezikshme të luftës për të filmuar pamëshirësinë dhe të keqen e paparë, të shkaktuar mbi kombin tonë edhe nga shteti agresor.
Populli i Ukrainës, i cili po lufton kundër regjimit rus për të mbrojtur atdheun e tij dhe demokracinë në botë, është në zi me ju.
I jemi mirënjohës Brent për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij ndaj vlerave të dhembshurisë, etikës dhe drejtësisë.
Jeta, shërbimi dhe sakrifica e Brent-it le të frymëzojnë breza njerëzish në mbarë botën që të ngrihen në luftë për forcat e dritës kundër forcave të errësirës./arbresh.info/

LDK nuk e votoi Rezolutën për gjyqin e Hagës, kërkoi përfshi...
Kuvendi miraton përbërjen e 16 komisioneve parlamentare
Kjo është ‘Rezoluta e Hagës’ e miratuar nga Kuvendi i Kosovë...
Sigurohen pagat e marsit/ Kuvendi miraton zgjatjen buxhetore
Bedri Hamza: Dy kuvende, një qëndrim – në mbrojtje të çlirim...
“Korridori i 8” përfshihet zyrtarisht në infrastrukturën e s...