Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar sot si “presion psikologjik” grumbullimin e trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën, në ditën kur ushtria ruse dhe ajo bjelloruse po kryejnë stërvitje ushtarake në territorin e Bjellorusisë.
“Besojmë se grumbullimi i trupave ruse përgjatë kufijve tonë është presion psikologjik nga ana e fqinjëve tonë”, tha Zelensky.
Ushtria ruse dhe ajo bjelloruse kanë filluar stërvitjet ushtarake 10-ditore në Bjellorusi.
Kievi dhe Perëndimi besojnë se grumbullimi i forcave ruse në afërsi të Ukrainës, tregon qartë apetitet e Rusisë për pushtimin e këtij vendi.
Në anën tjetër, Rusia po mohon kategorikisht pretendimet se planifikon të kryej sulme mbi Ukrainë. /Telegrafi/
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...