Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi këtë të diel se gjashtë pjesëmarrës të tjerë të Samitit të Paqes në Zvicër nënshkruan deklaratën përfundimtare dhe njoftoi vazhdimin e përpjekjeve për marrjen e nënshkrimeve të reja.
Volodymyr Zelensky në një postim në rrjetin social X nuk ka specifikuar se për cilët pjesëmarrës në konferencën e paqes bëhet fjalë.
“Ekipi ynë po punon për të marrë më shumë nënshkrime. Është e rëndësishme për ne që çdo pjesë e botës, çdo vend dhe çdo lider që respekton të drejtën ndërkombëtare të mund të tregojnë se vlerësojnë përpjekjet për të sjellë paqen dhe për të vendosur efektivitetin e plotë të qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, tha Zelensky.
Samiti i Paqes, shtoi ai, tregoi se “është e mundur të rivendosen të gjitha aspektet e sigurisë dhe paqen e vërtetë”.
Por kjo, sipas Zelensky, kërkon unitetin e botës. “Ne jemi duke punuar për një bashkim të tillë. Faleminderit të gjithëve që ndihmojnë”, tha Zelenski.
Siç u njoftua më parë, përfaqësuesit e më shumë se 80 vendeve nënshkruan në Samitin e Paqes në Zvicër, ku morën pjesë 92 vende, një deklaratë në të cilën “integriteti territorial” i Ukrainës u deklarua si bazë për çdo marrëveshje paqeje që do t’i jepte fund luftës me Rusinë./abcnews.al
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A