Përderisa Teksasi dhe Hjuston janë goditur nga uragani Harvey, mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë dhe të kërkojnë strehim në një vend të sigurtë.
Të paktën katër xhami në Hjuston, të gjitha të lidhura me Shoqërinë Islame të Hjustonit të Madh, janë aktualisht duke shërbyer si strehimore 24 orëshe, transmeton portali arbresh.info

Njëri prej tyre është Qendra Islame Brand Lane në Stafford, në periferi të jugperëndimit Houston.
“Ne e filluam këtë me një familje prej gjashtë anëtarësh”, tha Shaizad Chatriwala, drejtori i qendrës, për CNN. “Tani janë strehuar 80 deri në 90 njerëz”.
Sipas tij xhamia ka kapacitet të mbajë edhe 100 persona të tjera.

Edhe disa xhami tjera që ndodhen rreth qytetit do të hapen si strehimore, ka deklaruar Mohammad Amin Moola, nënpresidenti i Shoqatës Islamike.
Shoqata Islamike në Huston po përdor mediat sociale, radio stacionet dhe mënyrat tjera për të shpërndarë fjalën se xhamitë janë të disponueshme si strehimore, ndërsa po kërkojnë edhe donacione për të ndihmuar të evakuuarit.

Numri i viktimave nga përmbytjet në Hjuston ka shkuar në 37, ndërsa llogaritet se një e treta e vendit është nën ujë./arbresh.info/
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...