Partitë evropiane të djathta kanë zgjedhur këtë të enjte europarlamentarin gjerman, Manfred Weber, për t’i udhëhequr drejt fushatës së re elektorale të vitit të ardhshëm në Evropë, e sigurisht duke i dhënë atij një shtysë për postin më të fuqishëm në BE.
Weber, një aleat i Kancelares gjermane, Angela Merkel, fitoi mbështetjen e 79.2 për qind të delegatëve të Partisë Popullore Evropiane (EPP), të pranishëm në takimin në Helsinki, duke mposhtur me lehtësi ish-kryeministrin finlandez, Alexander Stubb, me rreth 20 për qind të votave.
Nëse PPE-ja ruan pozicionin e saj si grupi më i madh në Parlamentin Europian pas zgjedhjeve të majit 2019, Weber do të ishte në rolin e pretendentit për të garuar për postin e kreut të Komisionit Europian, krahut ekzekutiv të bllokut të kryesuar aktualisht nga Jean-Claude Juncker.
Kush është Manfred Weber?
Megjithatë, disa sondazhe parashikojnë se PPE-ja do të humbasë shumicën, nën presionin e populistëve nga të dyja krahet, e majta dhe e djathta, ose udhëheqësit e shteteve anëtare të BE-së, të cilët do të kenë fjalën e fundit, mund të vendosin të mos emërojnë një kandidat partiak në fund të fundit.
Gjithsesi, kandidatura është një çmim i lartë që do të pasojë zgjedhjet europiane të 26 majit të vitit të ardhshëm. Gjithashtu në lojë janë edhe vendet për të udhëhequr Këshillin Europian, që përfaqëson qeveritë kombëtare; Parlamentin Europian; Bankën Qendrore Europiane; si dhe politikën e jashtme të bllokut, post që mbahet aktualisht nga Federica Mogherini./TCH
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...