Lava e Vullkanit Kilauea në shtetin e Hawaiit në SHBA ka shkatërruar 87 shtëpi. Po ashtu, njoftohet se në rajon kanë ndodhur edhe lëkundje të vogla të tokës.
Lava e Vullkanit Kilauea në shtetin e Hawaiit në SHBA, ka shkatërruar 87 shtëpi, transmeton Anadolu Agency. Zëdhënësi i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Hawaiit, Talamdge Mango, tha se llava nga vullkani Kilauea, ku ndodhin shpërthime që një muaj sot ka shkatërruar edhe 10 shtëpi.
Për shkak të lavave deri më tani janë shkatërruar 87 shtëpi.
Popullata paralajmërohet me “evakuim ose arrestim”

Zyrtarët për shkak të rritjes së shpërthimeve dhe shpejtësisë së lavës së vullkanit në javën e fundit, kërkuan nga popullata që të braktisin shtëpitë e tyre. Policia paralajmëroi duke thënë se “Nëse nuk i braktisni shtëpitë tuaja do të arrestoheni”.
Po ashtu, njoftohet se në rajon kanë ndodhur edhe lëkundje të vogla të tokës.
Ndryshe, afër dy mijë persona në Hawaii janë evakuuar në vende të sigurta për shkak të lavës, shkëmbinjve dhe gazit helmues të nxjerrë nga Vullkani Kilauea, i cili u aktivizua në fillim të muajit maj. Shpërthime në Kilauea, një nga vullkanet më aktivë në botë, ndodhin nga viti 1983.

FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...