Vritet tinejxheri në lojën ’Russian Roulette’

11:24 | 16 Qershor 2015
Arbresh.info

Një njeri në Texas qëlloi në mënyrë  fatale shokun e tij gjatë një loje të  njohur si ruleta ruse (russian roulette) në parkingun e një hoteli në Dallas, raportojnë policia.

Vikram Virk dhe viktima, 18-vjeçari Jaskaran Singh, ishin duke luajtur ruleta ruse në makinën e Virk, kur të shtënat ndodhën, sipas aktit të arrestit. Virk dhe Singh luajtën duke qëlluar mbi njëri-tjetrin me radhë. E shtëna e Singh nuk qëlloi, por e Virk po dhe goditi Singh në kokë.

Virk e dërgoi viktimën e plagosur në Spitalin Methodist në Richardson, ku ai u shpall i vdekur, thotë policia.

Policia tha se arrestoi Virk 27-vjeçar dhe e çuan në burgun Dallas County, ku ai është duke u ngarkuar me vrasje./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale