Vritet nga nëna e tij 8-vjeçari, aryeja do t’ju shokojë

10:19 | 20 Tetor 2016
M. A.

Një nënë është dënuar me 30 vjet burgim, pasi ka vrarë djalin e saj 8 vjeç.

Veronica Panarello ka mbytur djalin e saj me kabllo elektrike dhe e ka braktisur trupin e tij në një mal të largët në Santa Croce të Italisë.

Ajo i ka thënë Policisë se i biri i saj është zhdukur, pasi e kishte dërguar në mëngjes në shkollë dhe kur kishte shkuar për ta marrë pasdite, nuk e kishte gjetur.

Megjithatë, pamjet e kamerave të sigurisë e dëshmojnë të kundërtën dhe pas një hetimi të Policisë është deklaruar fajtore nga ana e tyre, edhe pse nuk e ka pranuar krimin asnjë moment, transmeton “lajmi.net”.

Arsyeja e vrasjes ishte se djali i saj 8 vjeç e kishte marrë vesh aferën seksuale midis saj dhe gjyshit të tij, ndërsa ajo për këtë krim së pari e kishte fajësuar burrin e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale