Janë vrarë katër ushtarë ukrainas nga separatistët pro-rusë në Schastye, e cila gjendet afër Luhanskt dhe konsiderohet njëra prej qendrave kryesore të separatistëve, njofton Ministria e Brendshme e Ukrainës.
Në njoftim thuhet se katër ushtarët kanë gjetur vdekjen pasi që automjeti i tyre është goditur nga një granatë.
Vetura me të cilën po udhëtonin ushtarët është goditur përderisa po udhëtonte mbi një urë në Schastey, qytet ky që kontrollohet nga qeveria, e cila gjendet 170 kilometra në verilindje të Donjeckut.
Ministria e Brendshme ka akuzuar separatistët pro-rusë për këtë sulm, por që fajtorët kryesorë ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Ky incident dëmton marrëveshjen e armëpushimit të muajit shkurt, që u arrit në Minsk të Bjellorusisë në mes të Ukraniës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës./arbresh.info/
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit