Ushtria amerikane ka njoftuar se dy ushtarë të saj janë vrarë e pesë të tjerë janë plagosur në operacionet kundër Shtetit Islamik në Irakun verior.
Vdekja e trupave amerikane nuk ishte rezultat i “kontaktit të armikut”, raporton AP, transmeton portali arbresh.info.
Në një deklaratë, Komanda Qendrore se konfirmoi dy ushtarë u vranë dhe pesë ushtarë të tjerë u plagosën në incident, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Gjeneral Lejtënant Stephen Townsend, komandanti i forcave amerikane që luftojnë me grupin militant në Irak, shprehu keqardhje për vdekjen e trupave.
Mbi 5.000 trupa amerikane aktualisht janë të përfshirë në luftën kundër ISIS në Irak, sipas statistikave të ofruara nga Pentagoni./Arbresh.info
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit