Inteligjenca kanadeze ka dëgjuar një regjistrim audio të vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, ka konfirmuar kryeministri Justin Trudeau.
“Kanadaja është plotësisht me atë që Turqia ka ndarë”, tha ai, transmeton portali arbresh.info
Trudeau është kreu i parë perëndimor që ka konfirmuar se ka dëgjuar audio regjistrimet mbi vrasjen e gazetarit saudit në Stamboll.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kishte deklaruar se i kishte dhënë në kopje të audio inxhizimeve SHBA-ve, Britanisë së Mahde, Gjermanisë, Francës dhe Arabisë Saudite.
“Ne ua dhamë atyre kasetat”, tha ai para gazetarëve në ditën kur po udhëtonte drejt Parisit.
Edhe pse SHBA-të nuk kanë komentuar mbi posedimin e një kasete, ministri i Jashtëm francez ka thënë se nuk është në dijeni mbi atë kasetë.
Qeveria saudite ka pranuar se ka dërguar një ekip agjentësh për të vrarë gazetarin Jamal Khashoggi, i cili njihej si kritik i shquar i qeverisë saudite.
Khashoggi për herë të fundit është parë me 2 tetor duke hyrë në konsullatën arabe në Stamboll./arbresh.info/
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...