Vizitat e para të presidentit nigerian do të jenë Çadi dhe republika e Nigerit

22:08 | 1 Qershor 2015
Arbresh.info

Presidenti i ri i Nigerisë do të vizitojë Çadin dhe republikën e Nigerit, kështu duke u dhënë prioritet këtyre dy vendeve të cilat po e ndihmojnë në luftën kundër Boko Haram.

Presidenti Muhammadu Buhari, do të vizitojë republikën e Nigerit të mërkurën, ndërsa të enjten Çadin, këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi Garba Shehu.

Çadi drejton trupa të ushtrisë, duke përfshirë edhe ushtarë nga Kameruni, në një ofensivë që këtë vit kanë arritur të largojnë ekstremistët islamik të Nigerisë nga qytetet dhe fshatrat ku ata kishin vendosur një të ashtuquajtur “kalifat islamik”.

Në të kaluarën, Çadi dhe republika e Nigerit, kanë shprehur ankesat e tyre rreth mungesës së bashkëpunimit nga ana e Nigerisë, e cila kishte marrëdhënie të tensionuar me shumë fqinjë të saj, transmeton arbresh.info.

Forcat ushtarake të Çadit, disa herë kanë rimarrë disa qytetet nga pushtuesit e Boko Haram, pasi që trupat nigeriane nuk kishin arritur t’i sigurojnë ato.

Buhari ishte një gjeneral i njohur në vitin 1980, i cili dëboi trupat pushtuese të Cadit nga Nigeria, për arsye të një mosmarrëveshje të pazgjidhur mbi një zone kufitare të pasur me naftë.

Buhari ka thënë se prania e forcave të huaja në tokën nigeriane është “turp kombëtar” dhe ai pret që trupat nigeriane të udhëheqin Forcat Shumëkombëshe, të miratuara nga Bashkimi Afrikan. Ai gjithashtu ka premtuar bashkëpunim më të mirë me fqinjët e tij, njëkohësisht edhe luftimin kundër grupit Boko Haram.

Gjithashtu, Presidenti i sapozgjedhur, së fundi ka pritur në vizitë zyrtare ish-presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli, me të cilin biseduan rreth mundësisë së bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve dhe gjithashtu Buhari rikonfirmojë njohjen e Kosovës pas formimit të qeverisë nigeriane./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale