Zyrtarët e Pakistanit njoftuan se me ndihmën e analizës së ADN-së do të bëhet identifikimi i viktimave të zjarrit në trenin e udhëtarëve i cili ndodhi të enjten në provincën Punjab, ku humbën jetën 75 njerëz, transmeton Anadolu Agency (AA).
Jamil Ahmed, zyrtar i qarkut Rahim Yar Khan, të premten tha se nevojitet analiza e ADN-së për të bërë identifikimin e 52 trupave të dekompozuara, para se trupat t’u jepen familjeve.
Zjarri në tren të enjten u shkaktua nga një bombol gazi, të cilat udhëtarët i përdorin për të përgatitur ushqime gjatë udhëtimit, praktikë të cilën e zbatojnë pakistanezët e varfër, megjithëse veprojnë në kundërshtim me ndalesat dhe rregullat e sigurisë.
Treni udhëtonte nga qyteti port Karachi për në Rawalpindi, ndërsa brenda ndodheshin 857 udhëtarë në momentet kur u përfshi nga flakët.
Rritet numri i lindjeve në Kosovë, për katër vite lindën mbi...
Ansambli “Shota” sjell program artistik në shënim të 18 vjet...
Këta janë fituesit e çmimeve kryesore në Grammy 2026
Guardiola pas barazimit me Tottenhamin: Po luajmë në nivel t...
Ramush Haradinaj arrin në SHBA, do të ketë fjalim edhe në Ca...
Ukraina pret rundin e ri të bisedimeve trepalëshe, ndërsa sh...