Drejtuesi i një makine dyshohet se “qëllimisht” goditi një grup njerëzish, në qendër të Evreux pas një grindjeje në një bar, duke lënë një të vdekur dhe pesë të plagosur, dy prej të cilëve ishin në gjendje kritike, sipas zyrës së prokurorit.
‘’Në një bar në qendër të qytetit, rreth orës 04:00 pati një grindje (…) midis disa personave, përfshirë një grua të re dhe disa burra”, tha prokurori publik i Evreux, Rémi Coutin.
“Ndoshta pas grindjes brenda klubit të natës, një person dyshohet se shkoi të merrte një automjet (…) dhe qëllimisht u kthye mbrapsht me shpejtësi të lartë në turmën jashtë lokalit”, shtoi ai.
“Për fat të keq, kemi një numër të plagosurish dhe një të vdekur”, tha Coutin.
Të pesë personat u shtruan në spital në Spitalin Universitar të Evreux.
“Të paktën dy persona që ishin në automjet dhe një i tretë që ishte jashtë, dy burra dhe një grua, që u morën në paraburgim në stacionin e policisë së Evreux’’, tha Coutin.
‘’Një hetim është hapur për vrasje dhe tentativë vrasjeje’’, sipas Coutin, i cili përjashtoi çdo motiv “terrorist, racist ose tjetër”./atsh
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...