Rusia dhe Kina vendosën sot veton e tyre në Këshillin e Sigurimit për një projektrezolutë të Gjermanisë, Belgjikës dhe Kuvajtit, që synonte shtyrjen me një vit të një ndihme humanitare transkufitare të OKB-së për katër milionë sirianë, që Moska kërkon ta reduktojë në mënyrë drastike.
Të trembëdhjetë anëtarët e Këshillit të Sigurimit votuan në favor të kësaj projektrezolute. Bëhet fjalë për veton e 14-të të Rusisë mbi një rezolutë që përfshin Sirinë që prej fillimit të konfliktit në vitin 2011 dhe veton e dytë në katër muaj për një projektrezolutë humanitare për këtë vend.
“‘Autoritetet siriane kanë rimarrë kontrollin në pjesën më të madhe të territorit dhe kjo rezolutë është ‘e vjetëruar’”, deklaroi ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia.
“Nuk ka alternativë tjetër për këtë ndihmë transkufitare”, u kundërpërgjigj zëvendësambasadorja e Francës, Anne Gueguen duke e cilësuar zgjedhjen e Rusisë si të papërgjegjshme dhe të rrezikshme.
Edhe ambasadorja amerikane në OKB, Kelly Craft e cilësoi papërgjegjshmëri dhe mizori vendimin e Rusisë.
Autorizimi i OKB-së për ndihmën transkufitare përfundon më 10 janar dhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit ruajnë mundësinë për të negociuar ende një kompromis deri në këtë datë.//ATSH
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...