Senati amerikan ka miratuar një projekt-ligj për kontrollin e armëve – legjislacioni më i rëndësishëm për armët e zjarrit në gati 30 vite, sipas BBC.
Projektligji u miratua me 65 vota pro dhe 33 kundër. Ky vendim vjen pas të shtënave masive muajin e kaluar në një supermarket në Buffalo, Nju Jork dhe një shkollë fillore në Uvalde, Teksas, që lanë të vdekur 31 persona.
Projektligji tani do të duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve përpara se Presidenti Biden ta nënshkruajë.
“Sonte, pas 28 vitesh mosveprimi, anëtarët dypartiakë të Kongresit u mblodhën për të dëgjuar thirrjen e familjeve në të gjithë vendin dhe miratuan legjislacionin për kontrollin e armëve në komunitetet tona”, tha Biden.
“Familjet në Uvalde dhe Buffalo, e shumë të tjera e kanë kërkuar prej kohësh një veprim të tillë. Dhe sonte, ne vepruam.”
Kryetarja Nancy Pelosi është zotuar ta kalojë projektligjin në Dhomën e Përfaqësuesve, pavarësisht se lideri republikan Kevin McCarthy u ka kërkuar anëtarëve të tij të votojnë kundër projektligjit.
Reformat përfshijnë kontrolle më të ashpra për blerësit më të rinj se 21 vjeç dhe 15 miliardë dollarë në financimin për programet e shëndetit mendor dhe përmirësimet e sigurisë së shkollave. Ai gjithashtu ofron fonde për të inkurajuar shtetet të zbatojnë ligjet e “flamurit të kuq” për të hequr armët e zjarrit nga njerëzit që konsiderohen si një kërcënim për popullin.
Dhe ndalon shitjet e armëve për ata që janë dënuar për abuzim ndaj partnerëve./abcnews.al
Linjë ajrore Shqipëri – Kanada, Qeveria shqiptare firmos ven...
Fonsesca: Ligue 1 është një nga ligat më të mira në Evropë
BE merr vendimin, do të ngrijë për një kohë të pacaktuar ase...
Këto janë dy viktimat nga aksidenti tragjik në “Ibrahim Rugo...
Mjegulla mbi rrugët e Kosovës, policia del me një apel për v...
Rusia kundërshton planin e Evropës për t’i dhënë hua Ukrainë...