Vazhdojnë protestat në Rumani, Presidenti thotë që vendi është në krizë

21:56 | 7 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Rumanisë ka deklaruar para deputetëve që vendi është ‘në krizë të plotë’, pasi mijëra qytetarë po vazhdojnë të protestojnë kundër një mase të qeverisë për lehtësimin e anti-korrupsionit në vend.

Një një fjalim në Parlamentin e Rumanisë, Presidenti Klaus Iohannis, tha se shumica e rumunëve besojnë se vendi është duke shkuar drejt në rruge të gabuar, transmeton portali arbresh.info.

“Rumania ka nevojë për një qeveri transparente, e cila e drejton vendin në dritën e ditës dhe nuk përvidhet gjatë natës”, tha ai.

Mijëra protestues janë mbledhur edhe gjatë natës së sotme në Sheshin e Fitores duke kërkuar rrëzimin e qeverisë, ndërsa rreth 2,000 protestues janë mbledhur para pallatit presidencial duke brohoritur ‘Dil jashtë, ti tradhëtar!’./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale