Varroset Princi Philip i Britanisë së Madhe

18:21 | 17 Prill 2021

Arkivoli i Princit Filip të Britanisë është ulur të shtunën në qemerin mbretëror derisa pjesë e gjithë ceremonisë ka qenë edhe gruaja e tij, Mbretëresha Elizabeta II.

Në ceremoninë e 17 prillit kanë marrë pjesë 30 persona, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Princi Filip, burri i Mbretëreshës Elizabeta II për 73 vjet, ka vdekur më 9 prill pasi ka kaluar një muaj në spital, ku është trajtuar nga disa komplikime në zemër dhe një infektim.

Ai ka vdekur në moshën 99-vjeçare.Ai është varrosur në Kështjellën Windsor, një kompleks gati 1,000 vjeçar në perëndim të Londrës.Një gjithë Mbretërinë e Bashkuar është mbajtur një minutë heshtjeje për ta nderuar Princin Filip.

Himnet dhe muzika do të reflektojnë lidhjet e Princit Filip dhe shërbimin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe më shumë se shtatë dekada të mbështetjes së Mbretëreshës Elizabeta, e cila mbush 95 vjet, javën tjetër.

Në mesin e pjesëmarrësve në ceremoninë e varrimit ka qenë Princi William dhe vëllai i tij Harry, i cili është bartur në Kaliforni me gruan e tij amerikane Meghan.

Gruaja e Harryt, Meghan është shtatzënë me fëmijën e dytë të çiftit, dhe është këshilluar që të mos udhëtojë, andaj pritet ta shikojë gjithë ceremoninë nga shtëpia e saj në Shtetet e Bashkuara. /rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara