Ushtarët izraelitë kanë vrarë një grua palestineze Betlehemit në Bregun Perëndimor.
Ministria palestineze e Shëndetësisë deklaroi se gruaja palestineze, e cila u plagos nga ushtarët izraelitë, u shtrua në spitalin shtetëror në Betlehem dhe më pas ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, transmeton portal arbresh.info
Dëshmitarët okularë thanë për AA se ngjarja ka ndodhur në qytetin Husein, në perëndim të Betlehemit dhe se gruaja ka lënë gjashtë fëmijë jetim.
Ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj gruas, pasi ajo kishte refuzuar të ndalonte kur ata i kishin thënë “stop”.
Në tre javët e fundit, katër sulme kanë ndodhur në Izrael, ku kanë mbetur të vrarë 14 izraelitë.
Qeveria izraelite ka njoftuar se postblloku i sigurisë Celeme (Gilboa), i cili u hap drejt qytetit të Jeninit menjëherë pas sulmit të fundit në Tel Aviv, është mbyllur deri në një njoftim të dytë./arbresh.info.
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit
Bllokada e porteve iraniane hyn në fuqi
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Trumpi paralajmëron eliminimin e anijeve iraniane që shkelin...
Gjyqtari slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – R...
Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mi...