Forcat ukrainase kanë rrëzuar të 20 dronët e lëshuar nga Rusia në sulmet e kryera gjatë natës, tha ushtria ukrainase më 17 maj.
Dronët u rrëzuan mbi rajonet e Harkivit, Poltavës,Vinitsjas, Odesës dhe Mikolajivit.
Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet e tyre ndaj rajonit të Harkivit, duke e sulmuar nga ajri dhe nga toka, përmes një ofensive të re. Ky rajon gjendet në kufi me Rusinë dhe atje, trupat e Kievit janë në disavantazh dhe po tentojnë që të mbajnë vijën në frontin e ri të hapur nga Rusia.
Kryetari i qytetit të Harkivit, Ihor Terekhov, raportoi se kanë ndodhur katër shpërthime gjatë sulmit. Ai shkroi në Telegram se si pasojë e sulmeve u shkaktuan zjarre.
Sulmi dëmtoi pesë ndërtesa, një prej të cilave ishte ndërtesë e administratës së qarkut, tha guvernatori rajonal i Harkivit, Oleh Syniehubov, përmes një postimi në Telegram.
Tre dronë u rrëzuan mbi rajonin e Potlavës, por guvernatori rajonal, Filip Pronin, nuk raportoi për viktima apo dëme në infrastrukturë.
Po ashtu, guvernatori rajonal i Mikolajivit, Vitaliy Kim, nuk raportoi për dëme nga sulmet gjatë natës.
Rusia, që ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, javën e kaluar la nisur një ofensivë të re në Harkiv. Autoritetet ukrainase kanë pranuar se situata në këtë rajon është e vështirë./rel
Kurti falënderon FBI-në: Aktakuza për shpërthimin në Ibër-Le...
Vjen momenti i Edon Zhegrovës, ylli dardan e nis nga minuta ...
Befasi në formacionin startues të Realit ndaj Cityt, këto ja...
Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi...
Real Madridi merr një goditje të fortë para ndeshjes me Man ...
Macron: Në 2026 adoleshentët francezë s`do të kenë qasje në ...