Ukraina në BE/ Liderët evropianë javën e ardhshme do të mblidhen për të vendosur

11:07 | 3 Mars 2022
A Z

Udhëheqësit e BE-së pritet të diskutojnë për një qëndrim të përbashkët për aplikimin e anëtarësimit të Ukrainës kur të mblidhen në Paris të enjten e ardhshme për një samit jozyrtar, shkruan The Guardian duke cituar zyrtarë të BE-së, transmeton arbresh.info

Udhëheqësit evropianë do të diskutojnë “kohën ose kushtet”, me pozicionet që aktualisht ndryshojnë gjerësisht midis 27 kryeqyteteve.

Gjeorgjia dhe Moldavia gjithashtu pritet të bëjnë aplikime zyrtare “deri në fund të javës”, thanë zyrtarët e BE-së