Ukraina thotë se 710 ushtarë rusë kanë vdekur në 24 orët e fundit pas përleshjeve në frontin e luftës me forcat e armatosura vendase.
Me anë të një postimi në Twitter, Forcat e Armatosura të Ukrainës bëjnë me dije se në total numri i ushtarëve rusë të vdekur që prej fillimit të luftës ka shkuar në 112,470.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Rusia është kundërpërgjigjur duke dërguar një anije të armatosur me armë hipersonike, sipas saj, në kuadër të stërvitjeve ushtarake që po zhvillon në detin e Norvegjisë, shkruan A2CNN.
Javën e kaluar, Vladimir Putin dërgoi frigatën në Oqeanin Atlantik, të armatosur me gjeneratën e re të armëve hipersonike, si një sinjal kundërpërgjigjeje ndaj Perëndimit, se Rusia ende nuk është tërhequr nga lufta në Ukrainë.
Ndërkohë, raportohet se trupat ruse dhe grupi Wagner kanë marrë nën kontroll qytetin në lindje të Ukrainës, Soledar, pas lëvizjeve taktike të ditëve të fundit.
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”
Ngjarja e rëndë në Gjakovë/ 29 vjeçari që vdiq në vendin e p...
Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...