Danimarka dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje sigurie, tha Volodymyr Zelensky.
Në një deklaratë në X, udhëheqësi ukrainas tha se marrëveshja”konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Danimarkës për popullin ukrainas dhe përfshin të paktën 1.8 miliardë euro ndihmë për këtë vit.
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen takoi Zelenskyy sot në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv. Udhëheqësit vizituan një varrezë dhe bënë homazhe për ushtarët e rënë.
Kievi i cilëson marrëveshjet si angazhime të partnerëve përpara se të arrijë qëllimin e tij për t’u bërë anëtare e NATO-s.
Danimarka, një anëtare e NATO-s dhe BE-së, është një mbështetëse e vendosur e Ukrainës dhe është ndër donatorët më të mëdhenj të ndihmës ushtarake për vendin, në raport me madhësinë e saj./abcnews.al
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas