Ukraina ka bërë sot një hap tjetër drejt anëtarësimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Kievi ratifikoi Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, duke hapur mundësinë e ardhshme për më shumë ndjekje penale të zyrtarëve rusë për krime lufte.
Parlamenti i Ukrainës votoi të mërkurën për të ratifikuar statutin e ICC. Anëtarësimi në ICC është një kërkesë për t’u bashkuar me BE-në, gjë që Ukraina shpreson ta bëjë.
Ukraina u pranua zyrtarisht si kandidate në qershor 2022.
Dokumenti u nënshkrua fillimisht mbi dy dekada më parë nga qeveria ukrainase, në vitin 2000, por Gjykata Kushtetuese e bllokoi ratifikimin, duke thënë se ishte jokushtetuese të lejohej GJNP të vendoste mbi veprimet e Ukrainës.
Shumë ukrainas kishin frikë se ratifikimi i tij mund t’i lejonte ICC-së të ndiqte penalisht qytetarët ukrainas që kishin marrë pjesë në konflikt në territorin e tyre.
Për të menaxhuar shqetësime të tilla, legjislacioni përmban një klauzolë që thotë se Ukraina nuk do të njohë juridiksionin e ICC-së në rastet kur krimet mund të jenë kryer nga shtetas ukrainas.
Në vitin 2023, GJPN-ja lëshoi urdhra arresti për Vladimir Putin dhe komisioneren presidenciale të Rusisë për të drejtat e fëmijëve Maria Lvova-Belova, mbi akuzat për krime lufte./abcnews/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...