Donald Trump ka shënuar vizitën e tij shtetërore në Azi, duke e postuar në mediat sociale një video me xhirim të ngadalësuar dhe nën tingujt e muzikës techno.
Presidenti në videon 45 sekonda postuar në llogarinë e tij në Twitter, ka nxjerrë imazhe nga udhëtimi i tij në Japoni, Kore Jugore, Kinë, Vietnam dhe Filipine, transmeton portali arbresh.info
Postimi i videove të udhëtimeve zyrtare nga liderët botërore nuk është gjë e re, por deri me tani akush nuk ka postuar një video “artistike” sikur kjo e Donald Trump.
Presidenti nuk ka dhënë detaje se kush është regjisori i filmit, por kushdo që e ka bërë atë ka një shije dramatike.
Donald Trump ka përfunduar vizitën e tij në Azi, ndërsa u kritikua për lëvdatat që ia thurri Presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte, i cili ka udhëhequr një kryqëzatë kundër drogës, duke lënë të vdekur rreth 3 mijë njerëz.
Gjatë vizitës në Azi, Donald Trump nuk ka harruar që të dërgojë mesazhe drejt Koresë Veriore, e cila vazhdon të kërcënojë për sulme bërthamore./arbresh.info/
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/930490487903084544?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fus-news%2F2017%2Fnov%2F14%2Fdonald-trump-asia-tour-video
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici