Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov deklaroi se 3000 luftëtarë të tjerë të tij ishin gati të shkonin për të luftuar në Ukrainë si pjesë e njësive të reja të ministrisë ruse të mbrojtjes dhe forcave të Gardës Kombëtare Ruse.
Për Kadyrov, lufta në Ukrainë është një mburojë kundër agresionit perëndimor.
“Luftëtarët kanë pajisjet më të mira dhe armët moderne”, citohet të ketë thënë Kadyrov në aplikacionin e mesazheve Telegram.
“Përveç kësaj, djemtë janë shumë luftarak dhe shumë të motivuar për të arritur rezultate”, shtoi ai.
Në maj, Kadyrov tha se Çeçenia, e cila është një republikë federale e Rusisë, kishte dërguar më shumë se 26,000 luftëtarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës, duke përfshirë 12,000 vullnetarë dhe se në atë kohë 7,000 prej tyre po luftonin në mënyrë aktive./abcnews.al
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...