Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Parlamentin italian, pasi një deputet u shfaq i veshur si fantazmë, dhe për pasojë u përjashtua.
Teksa kishte ‘veshur’ një çarçaf të bardhë, deputeti i Partisë Piu Europa, Riccardo Maggi, kishte shkruar “Refrendum”. Kjo ishte një referencë për faktin se si forcat qeveritare ashtu dhe stacionet televizive flasin pak për çështjet që lidhen me të.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Lorenzo Fontana, reagoi menjëherë, duke kërkuar përjashtimin e deputetit nga salla.
Zyrtarët parlamentarë e nxorën Madjin jashtë sallës, ndërsa ai iu drejtua Melonit duke i thënë “A e mbani mend kur i akuzuat qeveritë për heshtjen e referendumeve dhe kufizimin e pjesëmarrjes? Ishte viti 2016 dhe 2022.” Ndërkohë Georgia Meloni e pa incidentin me buzëqeshje.
Referendumi që do të mbahet më 8 dhe 9 qershor do të ketë të bëjë me ndryshimet në legjislacionin për marrjen e shtetësisë italiane, si dhe me heqjen e disa dispozitave që lidhen me punësimin./tch
Possono trascinare il fantasma del Referendum via dall’aula ma non ci fermeranno nel tentare di informare gli italiani.
Chiediamo solo che il Presidente del Consiglio informi i cittadini sul voto referendario. Non le stiamo chiedendo un favore, è un suo preciso dovere.
L’8 e 9… pic.twitter.com/xEKCgpUnsb
— Riccardo Magi (@riccardomagi) May 14, 2025
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...