Turqi, eksporti i lajthive rritet mbi 43 për qind në 4 muaj

11:32 | 7 Janar 2020

Eksportet e lajthisë së Turqisë u rritën me 43.1 për qind, duke arritur në 168.604 tonë nga shtatori deri në dhjetor 2019, njoftoi të hënën sindikata rajonale, raporton Anadolu Agency (AA).

Sindikata e eksportuesve të lajthive dhe produkteve të Detit të Zi raportoi se Turqia fitoi 1.09 miliardë dollarë nga eksportet e lajthisë gjatë katër muajve të parë të sezonit, i cili fillon në shtator dhe përfundon në gusht.

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të ardhurat ishin 711.6 milion dollarë.

Me afro 78 për qind të eksporteve të përgjithshme, BE vazhdon të mbetet tregu kryesor për eksportet e lajthisë së Turqisë.

Shifrat e sindikatës thanë që 35.6 për qind e eksporteve të lajthisë së vendit ishin produkte të përpunuara me vlerë rreth 381.9 milion dollarë, ndërsa pjesa tjetër ishin lajthi të papërpunuara.

Turqia është eksportuesi më i madh i lajthive në botë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara