Pas videos që qarkulloi më media dhe rrjete sociale teksa truproja i tij dhunonte një protestues, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron vjen me një urdhër të ri. Ai ka vendosur që të ndryshojë staf.
I gjendur përball presioneve në rritje, Macron mblodhi të dielën disa ministra për të diskutuar çështjen.
Alexandre Benalla, që ishte edhe truproja kryesore e Macronit, është filmuar teksa tërhiqte zvarrë një grua dhe më pas duke rrahur një burrë, gjatë protestave për Ditën e Majit në Paris. Ai është akuzuar për dhunë në grup dhe për veshjen e një simboli të policisë në mënyrë të paligjshme.
Fill pas këtyre veprimeve të dhunshme Benalla u shkarkua të premten.
Një zyrtar tha se Macron e ka përshkruar incidentin si “të papranueshëm” dhe se ka premtuar se nuk do të kalojë pa u ndëshkuar, përcjell BW.
Mediat e huaja shkruajnë se zyrtari i lartë presidencial, Alexis Kohler, do të mbikëqyrë riorganizimin e zyrës së Macronit për të parandaluar përsëritjen e incidentit.
Presidenca franceze është akuzuar se ka qenë e vetëdijshme për incidentin për disa kohë dhe se është përpjekur ta mbulojë atë, duke mos vepruar me shpejtësi kundër Benallas.
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit