Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po vë në lëvizje 2000 ushtarë të Gardës Kombëtare në Los Angeles për t’u përballur me trazirat për shkak të bastisjeve ndaj migrantëve pa dokumente.
Tom Homan nga administrata Trump, i tha Fox News të shtunën: “Po e bëjmë Los Angelesin më të sigurt”, transmeton Klankosova.tv.
Qyteti kalifornian pa trazira të shtunën, ndërsa banorët e një lagjeje kryesisht latino-amerikane u përleshën me agjentët federalë të Imigracionit dhe Doganave (ICE). Gaz lotsjellës dhe shkopinj u përdorën për të shpërndarë turmat në lagjen Paramount.
Plot 118 arrestime u kryen në Los Angeles këtë javë si rezultat i operacioneve të ICE, përfshirë 44 të premten. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, i ka dënuar bastisjet dhe i ka cilësuar si “mizore”.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK