Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën se po i jepte udhëzime Byrosë Federale të Burgjeve për të rindërtuar dhe rihapur burgun famëkeq të Alcatrazit në Gjirin e San Franciskos për të “strehuar shkelësit më të pamëshirshëm dhe të dhunshëm të Amerikës”.
“RINDËRTONI DHE HAPNI ALKATRAZIN!” postoi ai në platformën Truth Social.
“Kur ishim një komb më serioz, në të kaluarën, nuk hezitonim të burgosnim kriminelët më të rrezikshëm dhe t’i mbanim larg kujtdo që mund të dëmtonin.”
Burgu federal në Alcatraz strehonte kriminelë famëkeq amerikanë si Al Capone përpara se të mbyllej në vitin 1963. Tani është një nga destinacionet turistike më të njohura të San Franciskos.
“Sot, po i drejtoj Byrosë së Burgjeve, së bashku me Departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe Sigurinë Kombëtare, që të rihapin një ALCATRAZ të zgjeruar dhe të rindërtuar në mënyrë të konsiderueshme”, shkroi Trump.
Trump u tha gazetarëve, ndërsa po kthehej në Shtëpinë e Bardhë nga Florida, se rihapja e burgut ishte “vetëm një ide që kam pasur” dhe vendosi të veprojë sipas saj.
“Është një simbol i ligjit dhe rendit,” tha ai.
Alkatrazi u cilësua si burgu më i sigurt i Amerikës, duke pasur parasysh vendndodhjen e ishullit, ujërat e akullta dhe rrymat e forta. Asnjë arratisje e suksesshme nuk është regjistruar zyrtarisht nga Alkatrazi, megjithëse pesë të burgosur janë të listuar si “të zhdukur dhe të supozuar të mbytur”./Reuters
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...