Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lënë të hapur mundësinë për një takim me homologun rus, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite në mesin e majit.
I pyetur nga gazetarët nëse planifikon një takim me presidentin rus gjatë qëndrimit në Lindjen e Mesme, Trump u shpreh: “Nuk e di, duhet ta mendojmë. Nuk kam menduar ende për këtë.”
Ai shtoi se udhëtimi drejt Arabisë Saudite do të ndodhë së shpejti, duke konfirmuar një tur diplomatik që përfshin gjithashtu Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, nga data 13 deri më 16 maj.
Ndërkohë, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, theksoi se komunikimi mes liderëve të SHBA-së dhe Rusisë është thelbësor për përpjekjet për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.
Më herët, më 18 mars, Trump dhe Putin zhvilluan një bisedë telefonike, ku diskutuan për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, mënyrat për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, si dhe çështje të tjera ndërkombëtare. Putin u shpreh dakord me propozimin e Trump për ndalimin e ndërsjellë të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike në zonat e konfliktit./TAS
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...
Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodë...
Kurti për NZZ: Askush në rajon s’ka as vullnet e as kapacite...
Finalja po afron, vjen mbështetja nga Turqia, Demet Ozdemir ...
Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasa...