“Në kulmin e sulmit të armikut të padukshëm dhe nevojës për të mbrojtur vendet e punës së qytetarëve tanë amerikanë, do të nënshkruaj një urdhër për të pezulluar imigracionin në SHBA”, deklaroi Trump
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, paralajmëroi se për shkak të pandemisë COVID-19 do të vendosë ndalesë të përkohshme të imigracionit.
“Në kulmin e sulmit të armikut të padukshëm dhe nevojës për të mbrojtur vendet e punës së qytetarëve tanë amerikanë, do të nënshkruaj një urdhër për të pezulluar imigracionin në SHBA”, ka shkruar Trump në Twitter.
Trump nuk zbuloi asnjë kornizë kohore të pezullimit të paralajmëruar.
Presidenti amerikan Trump këtë vendim e njoftoi në kulmin e kritikave se administrata e tij nuk ka arritur në mënyrë adekuate të kundërshtojë përhapjen e koronavirusit në SHBA, si pasojë e të cilit jetën në vend kanë humbur më shumë se 42.000 persona.
Më herët, autoritetet e SHBA-së përkohësisht mbyllën kufijtë me Meksikën dhe Kanadanë, ndërsa nga mesi i muajit mars, Departamenti i Shtetit ndërpreu procesin e dhënies së vizave në thuajse të gjitha ambasadat amerikane në botë./AA
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...