Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do të nënshkruajë fazën fillestare të marrëveshjes tregtare me Kinën muajin tjetër, rast ky që mund të jetë një moment historik i një lufte dypalëshe tregtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Ceremonia e 15 janarit në Shtëpinë e Bardhë do të përfshijë zyrtarë të lartë kinezë, tha presidenti në Twitter. Ai nuk specifikoi kush do të përfaqësojë Kinën, duke përmendur vetëm se do të jenë “përfaqësues të nivelit të lartë”.
“Në një datë të mëvonshme do të shkoj në Pekin, ku do të fillojnë bisedimet e fazës së dytë,” tha Trump.
Lufta e vazhdueshme tregtare midis dy ekonomive kryesore të botës ka përçuar valë tronditëse nëpër tregjet ndërkombëtare me frikën se mund të shkaktojë një rënie ekonomike në gjithë botën.
Çitaku: Në seancën e parë të punës, do të kërkojmë të mirato...
Kusari: Ka gjasa që sonte të jenë dy seanca
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?
NATO nis stërvitjen për forcimin e pranisë në Arktik
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të nar...