Presidenti aktual në SHBA, Donald Trump, si rrallë herë ka lavdëruar Hillary Cliton, duke thënë se rivali i tij në zgjedhjet e vitit 2016 ‘kishte më shumë energji’ dhe ishte ‘një person më inteligjent’ sesa rivali i zgjedhjeve të tanishme, Joe Biden.
“Ju mendoni se gjumashi Joe do të bëntë këto gjëra? Unë nuk mendoj ashtu”, tha Trump gjatë një tubimi në Londonderry, Neë Hampshire. “Ai do të kthehet në shtrat. Edhe Hillary flinte shumë, por ajo kishte më shumë energji se ai”, transmeton portal arbresh.info

“Ajo është një përson më inteligjent”, shtoi ai. “Derisa ajo e përdori fjalën ‘i mërzitshëm’, mendoj se ajo është më e zgjuar”, shtoi ai.
Në zgjedhjet e vitit 2016, Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale kundër Hillary Clinton./arbresh.info/
Irani po rindërton arsenalin e tij të raketave, me shpejtësi...
Hamza prezanton slloganin e PDK-së, “Bashkë. Përpara”
Aksident me fatalitet në Shkodër, shoferi slloven godet për ...
Policia e Kosovës përmbyll fushatën “16 Ditët e Aktivizmit” ...
Limaj mirëpret lirimin me kusht të Isni Kilajt: Lajmet e mir...
Benita me gjuhë kërcënuese ndaj Elijonës: E mbys krejt, e ka...