Presidenti Donald Trump ka rrotulluar politikën dekadëshe të SHBA-ve duke thënë se është koha të njihet sovraniteti i Izraelit në lartësitë e pushtuara të Golanit, që është marrë nga Siria më 1967.
Në një shkrim në Twitter, Trump deklaroi që rrafshnalta ishte e një “rëndësie kritike strategjike dhe sigurie për shtetin e Izraelit dhe stabilitetin regjional”, transmeton portali arbresh.info.
Izraeli aneksoi Golanin në vitin 1981 në një masë që nuk u njoh ndërkombëtarisht.
Siria, e cila ka kërkuar të rimarrë rajonin, deri tani nuk ka bërë asnjë koment.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka paralajmëruar rreth “forcimit ushtarak” të armiqve të Iranit në Siri dhe ka urdhëruar sulme ajrore në një përpjekje për ta penguar atë – shprehu falënderimet e tij ndaj z. Trump.
“Në një kohë kur Irani kërkon të përdorë Sirinë si një platformë për të shkatërruar Izraelin, Presidenti Trump pranon me guxim sovranitetin izraelit mbi lartësitë e Golanit,” shkroi ai.
Richard Haass, një ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili tani është president i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, tha se ai “kundërshton fuqimisht” z. Trump. Ai tha se njohja e tillë e sovranitetit izraelit do të shkelte një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, “i cili përjashton marrjen e territorit nga lufta”./Arbresh.info/
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...
Vëllaznimi mbetet pa lojtarin kryesor Marques Warrick