Vizita e presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Varshavë për të marrë pjesë në ngjarjet që do të shënojnë 80-vjetorin e shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore u konfirmua, deklaroi zëvendëskryeministri polak, Jacek Sasin.
Sasin theksoi se ”festimet e përvjetorit do të mbahen në Varshavë dhe jo në Westerplatte, siç ishte planifikuar fillimisht, sepse Varshava është kryeqyteti i Polonisë, ku organizohen ceremonitë më të rëndësishme shtetërore”.
Ai shtoi se Westerplatte, një gadishull në qytetin bregdetar të Gdanskut, vendi i betejës së parë pas pushtimit të Polonisë në vitin 1939, që shënoi fillimin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë, do të bëhet “një pjesë e rëndësishme e kremtimeve”.
Presidenti polak, Andrzej Duda dërgoi ftesa për të gjithë liderët e vendeve që formuan aleancën anti-naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe prania e tyre është konfirmuar aktualisht./atsh/
Reshjet e shiut s’i “frenojnë” kosovarët në lëvizjet drejt S...
Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë me premtime për n...
Bllokohet aksi rrugor Junik- Gjeravicë shkak i shembjes së d...
Operacion bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Britania dërgon anije luftarake në Lindjen e Mesme
Kurti bëri homazhe te varret e heronjve të kombit Ilir Konus...