Shtetet e Bashkuara kanë dërguar automjete të blinduara për rebelët që luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik.
Focat siriane Demokratike të mbështetura nga SHBA-të thonë se kanë marrë automjete të blinduara nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të kundër ISIS-it për të ndihmuar rebelët në luftën kundër ISIS-it, transmeton arbresh.info.
Luftëtarët thonë se automjetet sinjalizojnë mbështetjen e plotë të SHBA-vë në luftën kundër Shtetit Islamik.
Zëdhënsi i Forcave siriane Demokratike, Talal Silo, ka thënë për Reuters se koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të i ka dërguar autoblindtat katër ose pesë ditë më parë.
Edhe pse numri i autoblindave është i vogël, Silo ka thëksuar se e rëndësishme është që mbështetja e SHBA-ve vazhdon.
“Më parë nuk kemi marrë mbështetje në këtë formë. Kjo është një shenjë që udhëheqësia e re amerikane vazhdon të mbështesë forcat tona”, shtoi ai./Arbresh.info
Pacolli: Urime Kryeministër Kurti dhe anëtarëve të tjerë të ...
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...