Donald Trump sapo ka postuar një deklaratë në Truth Social ku thotë se Volodymyr Zelensky “mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.
“Ne patëm një takim shumë domethënës sot në Shtëpinë e Bardhë”, shkroi Trump.
“Shumë gjëra u mësuan që nuk do kuptoheshin kurrë pa një bisedë të tillë nën presion. Është e mahnitshme ajo që del përmes emocioneve dhe unë kam vendosur që presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata”, vazhdoi ai, përcjell Telegrafi.
“Unë nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”, përfundoi deklaratën presidenti amerikan.
Rriten çmimet e biletave në pothuajse të gjitha linjat ndëru...
Tifozët shqiptarë që u arrestuan në Serbi dalin nesër para g...
Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen m...
Abdixhiku: E respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nu...
Policia me aksion kundër motoçikletave në Gjilan
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...