Tre te vdekur, dy të lënduar pas një orteku në Alpet Italiane

09:11 | 29 Dhjetor 2019
A Z

Një grua dhe dy vajza shtatë vjeçare kanë vdekur në një ortek ndërsa po skijonin në Val Senales në Alpet Italiane.

Gruaja, në moshën 35 vjeçare, ishte nëna e njërës prej vajzave, sipas raportimeve në mediat italiane.

Të tre personat mendohet të jenë gjermanë, shkruan Indeksonline.

Një ekip prej 70 personave dhe tre helikopterëve u angazhua për nxjerrjen e trupave të viktimave gjatë operacionit të kërkimit.

Sipas raporteve thuhet se dy viktima vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa njëra prej vajzave vdiq gjatë rrugës.

Përpos tre personave të vdekur, nga orteku u lënduan edhe një burrë dhe një djalë 11 vjeç, por ata nuk ndodhen në gjendje të rëndë.

Shpërndaje në rrjete sociale