Është mjaftueshëm e zorshme të kesh një person të dashur që po përjeton kancerin, por tre njëkohësisht? E paimagjinueshme.
Por, ky është realiteti për familjen Desclef, transmeto portali arbresh.info.
Benoit Desclef, Kathy Desclef dhe djali i tyre 17-vjeçar Luke janë duke u përballur secili me lloj të ndryshëm të kancerit.
“Oh, është e vështirë të perceptohet”, tha Kathy Desclef për bashkëpunëtorin e CNN WJXT.
E gjitha filloi pesë vjet më parë kur Kathy u diagnostikua me limfomë jo-Hodgkin.
Pastaj, në gusht, Benoit u diagnostikua me një tumor të paoperueshëm të trurit, atëherë Luke u diagnostikua që në tetor me limfomën Hodgkin.
Benoit, një kuzhinier francez, u transferua në Jacksonville, Florida, për të filluar një restorant dhe të përjetonte ëndrrën amerikane. Ai e quajti atë Cafe Magnificat. Tani, familja duhet të vendosë biznesin në shitje për shkak të shëndetit të tyre.
E gjithë familja po kërkon që njerëzit të vijnë në restorant dhe t’i ndihmojnë ata të qëndrojnë në biznes gjatë kësaj kohe të vështirë.
Ata u është dashur të punësojnë ndihmë shtesë në mënyrë që ta vazhdojnë atë.
Kathy shpjegoi se gjithçka që mund ta bëjnë, mbështetet në besimin e tyre. “Ne jemi duke pritur që Zoti të shfaqet sepse kjo është e tepërt”, tha ajo./arbresh.info/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...