Zyrtarët britanikë e francezë fajësuan njëri-tjetrin të mërkurën, pasi 27 emigrantë vdiqën, kur barka e tyre u fundos përderisa po mundoheshin që ta kalonin në mënyrë të rrezikshme Kanalin Anglez.
Ky rast është fatkeqësia më e madhe që është regjistruar ndonjëherë me emigrantë në Kanalin Anglez, shkruan Reuters.
Kanali Anglez është njëra ndër linjat më të ngarkuara të lundrimit në botë. Trafikuesit zakonisht i stërngarkojnë gomonet me njerëz, duke i lënë pak mbi ujë dhe në mëshirë të valëve përderisa emigrantët mundohen ta arrijnë bregdetin britanik.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se është i tmerruar dhe i bëri thirrje Francës që të bëjë më shumë për t’ua pamundësuar njerëzve përpjekjet për ta kaluar kanalin ujor.
Në anën tjetër, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Britania duhet të ndalojë së politizuari problemin për përfitime të brendshme, ndërsa ministri francez i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, tha se Britania duhet të jetë pjesë e përgjigjes.
Franca fillimisht raportoi për 31 të vdekur, por shifra më pas u ul në 27, thanë zyrtarët qeveritarë. Ministri Darmanin tha se dy emigrantë gjenden në gjendje kritike në spital me hipotermi të rëndë.
Policia franceze arrestoi katër trafikues njerëzish të dyshuar për përfshirje në rastin tragjik. Darmanin tha se kombësia dhe identiteti i emigrantëve nuk dihet.
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë